Pyetje e pergjigje

D.Natyan,no te gjithe Mesuesit jane te mire e te vertete;si mund ti njohim ata te drejtet?

R.N.q.s. e kupton qe kane interessa tek ty,do te thote qe nuk jane te mire.N.q.s. perdorin sisteme bindese e mashtruese per te rrembyer leket dhe kujdesje te veçanta nuk jane mesues te vertete.

 

D.Ku mund ta gjeje Mesuesin e drejte?

R.N.q.s. ti je I drejte…se shqetesohesh per te bere mire…nuk mund te durosh te qendrosh afer nje mesuesi qe nuk eshte I mire.N.q.s. kerkon iluzione,fuqi jasht normales,sqime,kenaqesi te thjeshtae shume te ndjeshme o lajkatim me çmim te mire,do te gjesh shume “guru”gati per te spekulluar mbi nevojat e tua.N.q.s. deshiron me bindje te mesosh te Duash,do ta kuptosh vete se kush eshte Mesuesi I drejte per ty.

D.N.q.s nuk e gjeje?

R.Ndiq dhjete rregullat…e beji Mesuesin tend.Lexo,studio e vere ne praktike Mesimet e Mesuesve te Vertete qe kane lene me kohe trupin.Frekuento shoqeri te mira.Kjo eshte e mjaftueshme.Kur do te arrij momenti do te jete Mesuesi qe do te te gjej ty.

 

D.Por duhet me te vertete te keshe nje Mesues?

R.Eshte dikush qe e di me hamendje qe Mesuesit nuk duhen.Po me thuaj nje çike…mund te mesosh ndonje gje pa ndihmen e profesoreve te universitetit?Oh,me te vertete,mund te mesosh vete,por sa kohe do te duhet per te arritur gjysmen?Per ke thone qe Mesuesit nuk duhen,eshte vetem sepse nuk kane asnje deshire ti binden disiplines se nevojshme per te shkateruar egon e vet.Duan lirine e nuk duan Mesuesin…por nuk arrijne ta kuptojne qe ne kete menyre kane zgjedhur nje mesues akoma me te egerr…mendjemadhesine e tyre.Mos pranimi i nje disipline shpirterore I ve ne zinxhira e burgje me te keqia.Kujtohu gjithmon ne nje gje shume te rendesishme…pjesa me e madhe e njerezve genjen veten.Genjeshtrat qe te tjeret na thone jane pak gjera ne krahasim me ato qe themi çdo vete.Kush eshte me te vertete I sinqerte duhet te kete ndershmerine per te thene qe njeMesues nuk duhet,ne te vertete donte te thoshte:”Nuk kame deshire te keme nje Mesues,sepse me rezulton shume e lodhshme qe te vihem ne goditjet e tij kunder egos time.Nuk e kame kuptuar rendesine e Mesuesit.Me pelqen me shume te merrem me gjerat mondane te jetes.Me pelqen teoria,me pelqejne leximet e diskutimet,por nuk doa te lodhem me praktiken.”Nuk ka asgje te keqe ne te gjithe kete…se do ta thuash me sinqeritet.Vrasja eshte qe nuk do ta njohesh.Une mendoj qe nje nga detyrat tona duhet te jete ajo qe te lutemi pafund deri sa me shume te Ditur,e Shenjtore te Ndriçuar,ngjallen ne kete Toke per te na ndihmuar te lirohemi nga dhimbja qe vete jemi duke e ngulur.Mendimi im eshte qe duhen shume per te pasur nje per çdo qytet!Fakti eshte qe çdo njeri duhet te kete ate qe meriton…per kete…se jane keshtu pak ne Bote…eshte veten sepse nuk I kemi deshiruar me gjithe shpirt.Pjesa me e madhe e njerezve lakmojne gjera te tjera,keshtu Magnetizmi yne nuk eshte I mjaftueshem per te terhequr me shume.Duhet te falemi me shume!

 

D.Shkon mire!Te themi atehere qe kam vullnet te gjeje nje Mesues e ta besoj ate.Po te kaloj gjithe jeten pa gjetur nje Mesues qe te jete ne sintoni me nevojat e mia?

R.Shpesh here, per te shtremberuar nje menyre tenden te kushtezuar e te mbrapshte per te pare jeten,eshte e mira te beshe eksperience edhe me nje mesues te rreme.

Pra, mbaje fort portofolin,ji atent ne maksimum e udheto per pak ne kerkim te asaj qe te intereson.Si perfundim se nuk eksperimenton ndonje mesues te rreme, pastaj si do tja beshe per te pasur nje perfundim ne krahasimin?Degjoji…po mos ju beso atyre.Mendohu e mendohu…po mos merr vendime te shpejtuara.N.q.s. me te vertete,pasi te kesh kerkuar shume,nuk do te keshe gjetur ate qe bene per ty,rastet jane dy.O te iku nga syte Mesuesi i drejte,vetem sepse ti nuk ishe gati per Te…o ndoshta…nuk ke ditur te kenaqesh me Mesuesin e drejte per ty,d.t.th.ate adapt per nivelin tend te Njohjes.Ne fund te fundit ,ç’far eshte nje Mesues?Eshte simboli i idealit tend me te larte te jetes ne Zemren tende.N.q.s. ke nje ideal te jetes te ulet,do te jeshe i terhequr nga nje mesues me vlera te uleta e te mjera.N.q.s. ke Vlera te larta,do te takosh nje Mesues adapt per te permbushur Projektet e Dashurise te Shpirtit tende.Per kete,kujtohu mire,per te takuar nje Mesues te vertete nuk duhet te beshe asgje tjeter veç te mbash lart Idealin tend Jetes.Me shume te ngresh idealin tend te Dashurise e me shume do te jeshe I terhequr nga Mesues te Vertete.Mesues…do te thote Ata qe dine te jetojne,jo me llafe,POR ME SHEMBUJ,Vlerat me te Larta e me te Ndritshme Njerezore e Hyjnore!